NJOFTIM PËR NDËRPRERJE TË FURNIZIMIT ME UJË PËR KONSUMATORËT E RRUGËS “MULLA IDRIZI” TË KOMUNËS SË GJILANIT!
Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se në rrugën “Mulla Idrizi” është identifikuar një defekt në sistemin tonë të furnizimit me ujë.
Andaj, për këtë arsyje jemi të detyruar që ta ndërpresim furnizimin me ujë deri në momentin kur ekipet tona teknike të sanojnë defektin.
Ekipet tona teknike janë në vendin e ngjarjes, duke punuar me përkushtim për të zbuluar dhe korrigjuar problemin sa më shpejt të jetë e mundur.
Ne e kuptojmë që furnizimi i ujit të pijshëm është një nevojë e domosdoshme për jetën e përditshme, dhe për këtë arsye, jemi të vendosur që ta korigjojmë defektin sa më pare dhe ta rikthejmë furnizimin me ujë të pijshëm në mënyrë të rregullt.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj gjatë kësaj periudhe të padeshirueshme edhe per ne.
Për çdo informacion shtesë , ju lutem kontaktoni linjën tonë të kujdesit ndaj konsumatorëve:
Kujdestaria: 044719813