Vërshimet e ditëve të fundit që përfshinë vendin tonë kanë shkaktuar shumë dëme në rrjetin dhe kolektorët e ujërave të zeza.
Perveç dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore, punëtorët po hasin në telashe të krijuara nga faktori njeri.
Përmes disa fotove po ju paraqesim vetëm një pjesë të vogël të punëve të shumta që kryejnë punëtorët e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit në kuadër të KRU “Hidromorava” SH.A. Gjilan. Siç mund të shihni në këto foto ka mbeturina në puseta të cilat nuk e kanë vendin aty dhe shkaktojnë bllokime të kolektorëve dhe gypave të kanalizimit. Fatkeqësisht këto mbetje janë grumbulluar në pusetë nga pakujdesia e faktorit njeri.
Prandaj konsumatorë të nderuar, ju lutemi të kujdesemi së bashku për shërbime më cilësore të ujësjellësit dhe kanalizimit.