Njoftim
Për shkak të motit të keq, punimet e planifikuara për të përfunduar në orën 16:00 në rrjetin e ujësjellësit në Gjilan, pritet të përfundojnë në orën 19:00.
Pas përfundimit të punimeve dhe lëshimit të ujit, mund të ndodhi që uji në rubinetat tuaja të jetë i turbullt si rezultat i punimeve në rrjet. Prandaj, rekomandohet që për rreth 30 minuta të mos përdoret për pije, por vetëm për nevoja sanitare.
Ju kërkojmë falje për vonesën dhe shpresojmë për mirëkuptim!
Me respekt,
Kru Hidromorava
Gjilan