DITA BOTËRORE E UJIT 2021 – TA ÇMOJMË UJIN
Me aktivitete të ndryshme KRU “Hidromorava” së bashku me bashkëpunëtorë si: SHUKOS, Dorsch/CDI, IRSHP, shënuan “Ditën Botërore të Ujit”. Kjo ditë shënohet nga viti 1992, ku OKB-ja përmes një rezolute ka caktuar si datë të veçantë me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e ujit.
Ekipet e KRU “Hidromorava” bënë shpërndarjen e broshurave në qendër të qytetit të Gjilanit, ndërsa pas saj në sallën e Teatrit të Qytetit është shfaqur filmi i shkurtër dokumentar “Hija e Shiut”, përgatitur nga Dardania Film me mbështetje të KRU “Hidromorava” dhe Dorsch/CDI.
Tema e filmit bazohet mbi rëndësinë e ujit dhe problemin e thatësisë që e karakterizon regjionin e Anamoravës dhe idetë për zgjidhjen e këtij problemi jetik për qytetarët e Gjilanit.
Përveç përfaqësuesve të kompanisë, me fjalë rasti kontribuan z. Bekim Juniku, zv.Drejtor i SHUKOS-it dhe znj. Dafina Karahoda nga Dorsch/CDI, të cilët folën për rëndësinë e ruajtjes së burimeve të ujit dhe furnizimin e konsumatorëve të rregullt me ujë.