❄️ APEL PËR MBROJTJEN E UJËMATËSVE ❄️
Të nderuar konsumatorë,
Meqenëse jemi në periudhën e dimrit, temperaturat e ulëta dhe ngricat mund të shkaktojnë dëmtime të ujëmatësve dhe ndërprerje të furnizimit me ujë.
👉 Ju lutemi që:
✅ T’i izoloni dhe mbroni ujëmatësit me materiale termoizoluese
✅ Të siguroni që hapësirat ku ndodhen ujëmatësit të jenë të mbyllura dhe të mbrojtura nga i ftohti
ℹ️ Ju kujtojmë se, sipas Kontratës për Shërbime të Ujësjellësit, përgjegjësia për mbrojtjen e ujëmatësit është e konsumatorit. Në rast dëmtimi nga ngricat, shpenzimet e riparimit apo zëvendësimit bien në barrë të konsumatorit.
Merrni masat me kohë dhe shmangni problemet gjatë dimrit!
💧 KRU “Hidromorava” Sh.A. – Gjilan










