KRU Hidromorava Sh.A shënoi Ditën Botërore të Liqeneve me një aksion simbolik, por shumë domethënës, për pastrimin e mbeturinave te Liqeni Akumulues në Përlepnicë.
♻️ Ky aktivitet nuk është vetëm një pastrim i thjeshtë, por një mesazh i fuqishëm për ruajtjen e ambientit dhe përgjegjësinë që kemi secili prej nesh ndaj natyrës 🌱. Liqenet janë burim i jetës dhe furnizimit me ujë të pastër, prandaj kujdesi për to është kujdes për shëndetin dhe të ardhmen tonë.
🙏 Një falënderim i veçantë shkon për:
🤝 Komunën e Gjilanit për mbështetjen,
🎓 Gjimnazin “Zenel Hajdini”,
🏫 Shkollën Fillore “Skënderbeu” Përlepnicë,
si dhe të gjithë vullnetarët e mrekullueshëm që iu bashkuan këtij aksioni. 👏
💧 Rëndësia e mirëmbajtjes së ambientit rreth Liqenit Akumulues është e madhe, sepse kontribuon në sigurimin e ujit më cilësor dhe të pastër për gjithë qytetarët.
🌊 Sa më shumë të investojmë në pastërti dhe kujdes për natyrën, aq më të sigurta janë gjeneratat e ardhshme.
📢 Ftojmë të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes të vazhdueshëm për ambientin, duke mos hedhur mbeturina vend e pavend 🗑️ dhe duke u bërë pjesë e iniciativave të tilla.
Vetëm së bashku mund ta ruajmë pasurinë tonë më të madhe – ujin dhe natyrën. 💙