Dita Botërore e Ujit 2026 – KRU Hidromorava Sh.A.
Më 23.03.2026, KRU Hidromorava Sh.A. shënoi Ditën Botërore të Ujit 🌍. Që nga viti 1993, kjo ditë nderkombëtare thekson rëndësinë e ujit dhe menaxhimin e tij.
Tema për këtë vit është “Gjinia dhe Uji” 👩🔬💦 – duke nxjerrë në pah rolin e grave si shkencëtare, inxhiniere dhe udhëheqëse në sektorin e ujit, dhe jo vetëm si përdoruese të ujit në amvisëri.
Për këtë rast, organizuam:
1️⃣ Shpërndarja e fletushkave edukative në bashkëpunim me nxënësit e gjimnazit 📚🤝
2️⃣ Vizita e nxënëseve të gjimnazit 👩🎓 që duan të ndjekin profesione si hidroingjinieri, biokimi, elektroingjinieri. Nxënësve u prezantuam rrugëtimet studimore dhe puna aktuale e stafit tonë 👷♀️
3️⃣ Tryeza diskutimi me stafin 🏢 – përvojat e grave udhëheqëse, sfidat dhe strategjitë për menaxhimin e ujit
Në përfundim, u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe sensibilizimit të komunitetit për:
💧 Kursimin e ujit
🔧 Procedurat e rregullta për lidhjen në rrjetin e ujësjellësit
🌿 Mbrojtjen e burimeve ujore dhe natyrës
KRU Hidromorava Sh.A. vazhdon të punojë për një të ardhme të qëndrueshme, ku uji është prioritet për të gjithë qytetarët 🌊💙
#DitaBotëroreEUjit #UjiEshtëJeta #GjiniaDheUji #KRUHidromorava

