Njoftim për Intervenimet në Sistemin e Rrjetit të Ujësjellësit në Komunën e Gjilanit
Të nderuar Konsumatorë të Kompanisë së Ujësjellësit “Hidromorava”
Ju njoftojmë se gjatë ditës së sotme, janë planifikuar disa intervenime të rëndësishme në sistemin e rrjetit të ujësjellësit të Komunës së Gjilanit. Këto intervenime janë përfshirë në zonat dhe vendbanimet e mëposhtme:
Rruga “Vëllazërit Frashëri”
Rruga “Medllin Ollbrajt”
Fshati Perlepnicë
Këto intervenime janë te domosdoshme për të përmirësuar performancën dhe qëndrueshmërinë e rrjetit të ujësjellësit, ne e vlerësojmë faktin që do të ketë disa ndërprerje të shërbimit, por ju lutemi që të keni durim dhe mirëkuptim gjatë kësaj periudhe të intervenimeve, ndërsa ne do të bëjmë të pamundurën për të minimizuar ndikimin në furnizimin me ujë.
Në gjithë këtë procesë është e rëndësishme të theksohet se gjitha këto intervenime të përditshme të cilat po kryhen në afate rekorde,janë falë menaxhimit të shkëlqyeshëm të Menaxherit të Divizionit të Rrjetit të Ujësjellësit, z. Shpat Klaiqi, dhe punës së jashtëzakonshme të ekipeve teknike të rrjetit të ujësjellësit.
Puntorët tanë teknikë janë me të vërtetë promotorët e Kompanisë tonë të Ujësjellësit, te cilet punojnë me përkushtim për të siguruar që konsumatorët tanë të marrin ujë të pastër dhe cilësor në çdo kohë.
Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Ne jemi të përkushtuar për sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm me ujë për të gjithë konsumatoret tonë.