Gjatë inspektimit në Zonën e Shërbimit në fshatin Llovcë, ekipet tona kanë hasur në konsumatorë të pandërgjegjshëm që keqpërdorin shërbimet e ujësjellësit. Në këtë fshat, gjatë inspektimit, janë identifikuar 5 raste të keqpërdorimit ose vjedhjes së shërbimeve të ujësjellësit.
Ekipet e kompanisë kanë ndërprerë këto raste keqpërdorimi, dhe lidhjet e paautorizuara do të trajtohen sipas Ligjit Nr. 05/L-042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit dhe Kodit Nr. 06/L-074, Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prandaj, ftojmë konsumatorët që kanë lidhje të paautorizuara të paraqiten pranë Zyrave për Shërbime me Konsumatorë në Gjilan, Kamenicë dhe Viti për të aplikuar për legalizimin e lidhjes.
Vjedhja e ujit, përveç se është vepër penale, është edhe një akt jo human, pasi privon të tjerët nga e drejta universale për qasje në ujë të pijes.