Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, në një konferencë për media ka përsëritur edhe një herë se çështja e demarkacionit për Malin e Zi është çështje e kryer në momentin që është ratifikuar në parlamentin malazez, raporton Insajderi.
Por Markoviç ka lënë mundësi që Qeveria e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi ta diskutojnë edhe më tej këtë çështje me arsyetimin e dhënë nga ai që Kosova të mos e humbet mundësin për integrimin në Bashkimin Evropian.
“Gjithsesi e kemi hapur edhe këtë çështje dy kryeministrat dhe dy qeveritë duhet të diskutojnë për këtë çështje. Kur është fjala për Malin e Zi kjo çështje ka përfunduar me ratifikimin e kësaj marrëveshje në kuvend, ndërkaq Kosova dihet se ende nuk e ka bërë këtë”.
“Mali i Zi si fqinjë i mirë do që Kosova të arrijë një pajtueshmëri për këtë çështje, ne kemi biseduar për këtë çështje si miq dhe Kosova në këtë mënyrë të përfitojë një mundësi të mirë për integrime evropiane”, ka thënë Markoviq./Insajderi.com