Sot, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryetari Alban Hyseni kanë uruar qytetarët e Republikës në Ditën e Pavarësisë.
Në urimin e tij, Kryeministri Kurti kujtoi sakrificën ndër breza dhe arritjet e rezultatet, të udhëhequra nga idealet e dëshmorëve dhe martirëve:
“Padyshim që mund të jemi krenar që i kemi dalë hakut sakrificës, flijimit të aq shumë dëshmorëve e martirëve, kontributit të jashtëzakonshëm edhe të rezistencës paqësore edhe asaj të armatosur, invalidëve e veteranëve të UÇK-së dhe të gjithë veprimtarëve, të cilët qëndruan në kohë të vështira, në mënyrë që ne të kemi kohë të mira.
Gëzuar të gjithë qytetarëve të Republikës!”- tha Kryeministri Kurti.
Kryetari Hyseni ka uruar në veçanti qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës:
“Gjilani dhe gjithë Kosova sot kujtojnë rrugën tonë drejt lirisë dhe përkulen me nderim para atyre që e bënë këtë ditë të mundur. Le të punojmë çdo ditë për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për të gjithë!”
Lavdi gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Urime Dita e Pavarësisë!