Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti bëri thirrje sone për zbatimin e masave të reja për parandalimin e përhapjes së virusit CoVID-19.
Nëpërmjet një postimi në Facebook ai tha se Mjekët, infermierët, stafi teknik, policia, inspektoratet dhe shtabet emergjente, janë në krye të detyrës.
“Nga sonte janë në fuqi masat e reja për secilën komunë bazuar në numrit e të infektuarve në shtatë ditët e fundit. Masat duhet zbatuar nga të gjithë, pa përjashtim. Por, pa ndihmën e juaj nuk mund të arrijmë sukses. Mjekët, infermierët, stafi teknik, policia, inspektoratet dhe shtabet emergjente, janë në krye të detyrës. Mos ua vështirësoni atyre punën dhe vetes jetën. Mos e shtoni numrin e të infektuarve nga pakujdesia”, u shpreh kryeministri./Objektiv/