Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti e ka shkarkuar nga detyra kreun e AKI-së, Kreshnik Gashi, shkruan Reporteri.net.
Përmes një postimi në Facebook, vetë Hoti ka njoftuar se ka kërkuar nga Gashi që ta lirojë detyrën e drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, i ka kërkuar z. Kreshnik Gashi, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI)”, thuhet në njoftim.
Kreshnik Gashi ishte emëruar Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë gjatë kohës së ish-kryeministri Ramush Haradinaj.
Atë kohë ishte thënë se Gashi është përzgjedhur në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërëndim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.