Këtë diele në Teatrin e Qytetit në Gjilan, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari Alban Hyseni, do të prezantojnë raportin 1 vjeçar të qeverisjes komunale shkruan Radio Star.
Kryetari Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka treguar se të dielen duke filluar nga ora 18:00, në Teatrin e Qytetit në Gjilan, do të prezantohet raportin 1 vjeçar të qeverisjes komunal.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Po bëhet një vit nga kur morëm detyrën për të drejtuar institucionet lokale.
Bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën prezantojmë raportin 1 vjeçar të qeverisjes, nga ora 18:00 në sallën e Teatrit të Qytetit.
Ju mirëpresim! 😊