Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të mbajtur pas situatës së krijuar me pandeminë në vend.
Kurti ka thënë se do të gjashtëfishojmë inspektorët në AUV
Ai u shpreh se variant Delta po del të jetë më i rrezikshme, dhe për të shmangur infektimin, do të shqiptohen gjoba rigoroze.
“Do të gjashtëfishojmë inspektorët në AUV. Lista e 85 inspektorëve që shtohen do të publikohet nesër dhe ata nisin punën gjatë javës. Orari i punës së pjesëtarëve të Policisë do të jetë 12 orësh. Natyra e përhapjes së këtij virusi në këtë variant është eksplozive. Dje morëm një vendim për disa masa kufizuese, megjithatë është brengosëse shkalla e respektimit të tyre”, ka thënë Kurti.
”Për t’i zbatuar masat me sukses, për ta pasur shtetin në nivel të detyrës, do ta gjashtëfishojmë stafin e inspektorëve”.