Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, kanë dalë në terren.
Ata kanë vizituar bujqit që sot kanë nisur të korrin grurin, shkruan “Jepi zë”.
“15 hektarë grurë i kanë korrur vëllezërit Beqiraj në Sopijë të Therandës këto ditët e fundit. Edhe 50 hektarë të tjerë do t’i korrin gjatë javës së ardhshme. Me ministrin e bujqësisë Faton Peci vizituam anën tjetër të bukës sonë, atë të punës dhe djersës së bujqve tanë”, ka shkruar Kurti.