Kryeministri Albin Kurti ka nisur konferencën duke treguar se si kanë rritur pensione, shtesa për lehona, e persona me aftësi të kufizuara deri tash, transmeton Periskopi.
Ai ka prezantuar pakon e re të rimëkëmbjes, dhe ka treguar se për gjitha kategoritë do të ndahen kah 100 euro shtesë.
‘’Sot po prezantojmë masat e reja të pakos. Për muajin prill do ta dyfishojmë vlerën e asistencën sociale prej së cilës fitojnë familjarët. Pensionisitët kah 100 euro shtesë për muajin prill.
Pensionet… Për herë të parë do të mbështesim prej 100 euro të gjithë punëtorët e sektorit privat. Rreth 300 mijë punonjës. Do të ndajmë shumën prej 100 euroe dhe për mbi 80 mijë zyrtarë publikë. Kah 10o euro për gjithë punëtorët si në sektorin privat ashtu edhe publik. Studentët e Republikës do t’i përkrahim me kah 100 euro. Për kategoritë më të cenueshme të shoqërisë kemi nisur për shpërndajen e mbi 40 mijë pakove ushqimore. Shujta për kuzhina popullore. Mbi 100 milionë euro pakoja e ringjalljes, përfitojnë 800 mijë qytetarë, secila familje e Kosovës.’’, tha ai./PERISKOPI/