Kombëtarja e Kosovës në hendboll është përballur me Slloveninë. Nga afër ndeshjen e fortë në mes të Kosovës dhe Sllovenisë e ka përcjellë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Ai ishte i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Në tribunën e sallës të vogël në Pallatin e Rinisë në Prishtinë ishte edhe ambasadorja e Sllovenisë në vendin tonë, Minca Benedejqiq.
Kryeministri Kurti edhe më herët ka përcjellë nga afër ndeshjet e Kombëtares së Kosovës. Dhe njëjtë si në të kaluarën ka shprehur emocione gjatë ndeshjes.