Kryetari Alban Hyseni ka njoftuar se nesër Gjilanin do ta vizitojë kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Hyseni ka ftuar qytetarët dhe bashkatdhetarët t’i bashkohen në sheshin e qytetit në eventin “Knaqësi n’Fundvit”, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Kurti.
Postimi i plotë:
Ju ftojmë të gjithë qytetarët dhe bashkëatdhetarët të na bashkëngjiteni në eventin festiv ‘Knaqësi n’Fundvit’.
I pranishëm do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti.
Ju mirëpresim!
Data: 28.12.2024
Ora: 21:00
#përGjilaninqëduam #KryeministriAlbinKurti #KnaqësinFundvit #Diaspora