Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të mbajë një konferencë të përbashkët për media bashkë me ministrin e punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Nga Kryeministria kanë njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 12:00, ndërsa nuk është bërë publike tema e kësaj konference.
”Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë një konferencë për media, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë dërguar mediave.