Në kuadër të vizitave të tij nëpër komunat e Republikës së Kosovës, kryeministri Albin Kurti sot do të vizitojë Komunën e Gjilanit.
Më këtë rasti kryeministri Kurti do të pritet nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Zyra për Komunikim Publik nga Kryeministri ka njoftuar se sot në ora 14:00 Kurti do të ketë takim me kryetarin e komunës Alban Hyseni, ku më pas do të ketë edhe konferencë për media./RadioStar/