Sot mbahet takimi koordinues i radhës në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, ministrave dhe zëvendësministrave nga kabineti qeveritar dhe kryetarëve të Komunave.
Qeveria ka njoftuar se në këtë takim do të diskutohen temat me interes për nivelin lokal.
Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, duke filluar nga ora 10.00.
“Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal, mbahet takimi i përbashkët me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci dhe Zëvendës Ministrin e Punëve të Brendshme Bardhyl Dobra me ç’rast do të diskutohen temat me interes për nivelin lokal të cilat janë prezantuar nga Kryetari i AKK-së, Agim Aliu si dhe iniciativat e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, njofton qeveria e Kosovës.