Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar edhe njëherë se do ta zëvendësojë taksën 100 për qind me reciprocitet, dhe ai pret gjithashtu nga Serbia të ndalë fushatën për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Kurti, ka thënë se tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit.
“Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë’, ka shkruar Kurti në Fcebook.
Ky është shkrimi i plotë:
Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si rrallëherë tani është pro-bisedimeve me shtetin e Serbisë për të arritur marrëveshjen përfundimtare të negociuar nga BE’ja dhe SHBA’ja.
Ai ka shprehur për gatishmërinë e tij për përfshirje në dialogun me Serbinë, si dhe për përfshirjen e SHBA në këtë proces përmes emisarit special të presidentit Trump, ambasadorit Richard Grenell./gazetametro.net