Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, dashurisë dhe barazisë në këtë ditë të shenjtë.
“Në këtë ditë feste, pranë familjes, të afërmve e më të dashurve tanë, të jemi zemërgjerë dhe të shtojmë solidaritetin”, u shpreh Kurti në një postim të bërë në rrjete sociale.
Ai theksoi se Kurban Bajrami është një kujtesë për vlerat e ndarjes dhe dhurimit, si dhe një ftesë për të gjithë qytetarët që të angazhohen për barazi dhe mirëqenie të përbashkët.
“Uroj që kjo ditë t’ua gjejë zemrat e tryezat të mbushura përplot, dhe paçi mbarësi e mirësi, shëndet e lumturi sot e mot”, përfundoi mesazhin e tij Kryeministri Kurti.