Avdullah Hoti që është kryeministër në detyrë i Kosovës, sot do të betohet si deputet në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës. Sinjali ka mësuar nga burimet se Hoti pritet të betohet sot si deputet ndërsa të lirohet prej detyrës pas betimit.
Seanca konstituive pritet të nisë brenda pak minutash.