Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së 7 vjeçarit nga Kosova në Bazel të Zvicrës.
Haradinaj përmes një postimi në fb tha se ndan dhembjen dhe ua përcjell ngushëllimet familjes, në këto çaste të rënda për ta.
Ndajë dhembjen e madhe dhe ua përcjellë ngushëllimet më të thella familjes së Mërgimit, 7-vjeçarit të vrarë dje në Basel të Zvicrës. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ju në këto çaste të rënda,’ ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, dje rreth orës 13:00 në një rrugë të Bazelit një 75-vjeçare ka therur me thikë Mërgimin, 7-vjeçari që me prejardhje është nga Lipjani./gazetametro.net