Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë interpelancës lidhur me vendimin për rritjen e pagës së vet dhe zyrtarëve të tjerë, duke iu përgjigjur akuzve të deputetëve, e pranoi se jo gjithçka në vend shkon sipas ligjit.
Sipas kryeministrit “ka raste kur shteti jep pare edhe në të zezën”.
“Shteti o shtet i ka do shpenzime i ka do obligime. Ka raste kur shteti jep pare edhe në të zezën. Po jep për projekte të caktume për tema të caktume, si në planin e brendshëm edhe atë ndëkombëtar. Analizoni pak mirë. Ka mënyra për shmangie të ligjeve e procedurave të caktume, për tema të caktume”, tha Haradinaj. /Insajderi.com