Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka konfirmuar për Gazetën10, se kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku nuk do të shkojë në takimin e thirrur nga Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë, për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Mustafa ka thënë se Abdixhiku nuk është në Kosovë, teksa ka shtuar se askush nga LDK nuk do të marrë pjesë në takim.
“Jo, z. Abdixhiku nuk është në Kosovë, nuk marrim pjesë në takim. Sa i përket nënkryetarëve të Kuvendit ajo është çështje e përfaqësimit partiak, ndërsa sa i përket kryetarit të Kuvendit ajo është çështje që kërkon marrëveshje politike”, ka thënë Mustafa. /Gazeta10