Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka mbajtur konferencë për media së bashku me shefen e zyrës së BE’së, Natalya Apostolova, pas një takimi që kishin pasur një ditë para se të mbahet seanca për Demarkacionin.
Kryeparlamentari Veseli është shprehur i sigurt se nesër do të votohet Demarkacioni, duke thënë se është bërë shumë mund deri në arritjen e konsensusit për marrëveshjen e Demarkacionit.
“Ratifikimi do të votohet. Qytetarët kanë nevojë për një lajm të mirë dhe ne do ta sjellim këtë lajm të mirë nesër, jam i sigurt”, ka thënë Veseli.
Ai ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian, që ta ndihmojnë Kosovën në rrugën drejt familjes evropiane, ndërsa ka garantuar shefen e BE’së se institucioneve kosovare do të përmbushin të gjitha kushtet që vihen nga Brukseli.
“Kemi bërë shumë për të arritur konsensusin e përbashkët,. S’mund të bëjmë më shumë përveçse të kemi përkrqahjen e juaj, pasi t’i përmbushim kriteret e vendosura”, është shprehur Veseli.
Ai ka kërkuar të gjtha partitë parlametare që nesër të bëhen bashkë dhe të votojnë
“Kush është me e zvogëlu influencën ruse, kush është për Kosovën në Bashkimin Evropian e voton nesër demarkacionin”, ka përfunduar ai.