Prokuroria Themelore në Ferizaj, udhëhequr nga kryeprokurori Shukri Jashari, ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme lidhur me rastin e vrasjes së rëndë të 18 vjeçares nga Ferizaj, M.O. Gjatë kësaj konference, kryeprokurori Jashari ka thënë se lidhur me rastin, deri më tani është arrestuar një person kurse janë në kërkim të personit tjetër të përfshirë në këtë çështje penale.Sa i përket personit me inicialet D.K, i cili gjendet në arrati, kryeprokurori Jashari ka thënë se ai është i njohur për Policinë e Kosovës dhe për Prokurorinë Themelore të Ferizajt, pasi i njëjti ka një numër jashtëzakonisht të madh të rasteve dhe se të gjitha janë të mbyllura.“Ka qenë i akuzuar për vrasje, për raste të natyrave të ndryshme penale”, deklaroi Jashari.Për gjetjen dhe arrestimin e tij, Kryeprokurori Jashari ka thënë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.Ndërsa sa i përket personit të dytë me inicialet A.S, Jashari tha se ndaj tij është ngritur një aktakuzë qysh në vitin 2013 për tentim vrasje dhe se shqyrtimi kryesor është caktuar më 23 shtator të vitit 2021.Tutje, Jashari ka thënë se Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës deri në këtë fazë të hetimeve ka në dispozicion prova të mjaftueshme për të dyshuarit të cilët janë të përfshirë në këtë vrasje.“Sigurojmë familjen e viktimës dhe qytetarët se Prokurori i Shtetit është duke e trajtuar këtë çështje me seriozitetin më të lartë që së shpejti të gjithë të involvuarit të dalin para drejtësisë”, tha ai.Lidhur me shkaktarin e vdekjes, kryeprokurori Jashari ka thënë se deri më tani nuk dihet pasi ende nuk kanë pranuar raportin e autopsisë.
Kryeprokurori: Dy të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj kanë të kaluar kriminale
Ndani këtë artikull