Sot kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, do të mbajë konferencë për media.
Konferenca do të fillojë në ora 13:00 dhe do të mbahet në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Tema e diskutimit nuk është bërë e njohur në këtë komunikatë.
“Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, do të mbajë konferencë për medie. (Objekti i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, rr. “Luan Haradinaj”)”.
Gjithsesi, konferenca u ftua vetëm pak orë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati deklarata kritikuese ndaj Isufajt dhe Prokurorisë.