Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale z. Blerim Isufaj, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, z. Jonathan Hargreaves.
Gjatë këtij takimi z.Hargreaves i ka ofruar mbështetje z.Isufaj dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në angazhimin ndaj hetimeve dhe punës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.
Kryeprokurori Isufaj shprehu gatishmërinë në forcimin e bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta, në drejtim të forcimit të kapaciteteve për hetime.
Z.Isufaj, tutje ka falënderuar z.Hargreaves për mbështetjen e Ambasadës së Britanisë së Madhe, në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe logjistike, duke theksuar se ky shtet mbetet partner i rëndësishëm i Prokurorisë Speciale në luftën kundër krimit, dhe përkushtimit për sundim të ligjit në Kosovë.