Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale z. Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim pune një delegacion të Njësisë së Specializuar të Karabinierëve nga Italia- ROS, kryesuar nga komandanti i ROS-it, gjenerali Vincezo Molinese.
Gjatë këtij takimi kryeprokurori Isufaj dhe komandanti i ROS-it, gjenerali Vincezo Molinese, diskutuan për sidat dhe ngritjen e bashkëpunimit në hetimin e krimit të organizuar, atij kibernetik dhe terrorizmit.
Kryeprokurori Isufaj shprehu gatishmërinë në forcimin e bashkëpunimit me ROS-in, në drejtim të forcimit të kapaciteteve për hetime, në veçanti sa i përket fushës kibernetike, duke theksuar se Prokuroria Speciale ka nevojë për ekspertizë dhe trajnime në fushën e ekspertizës, andaj mirëpresin forcimin e bashkëpunimit me shtetin Italian.
Nga ana tjetër gjenerali Molinese, e përgëzoi Prokurorinë Speciale për punën dhe angazhimin në luftën kundër krimit të organizuar, duke pohuar se është interes i përbashkët i të dyja shteteve që ta forcojnë bashkëpunimin me kolegët nga Kosova.
Takimi është zhvilluar në kuadër të projektit “Home Affaris Programme of the EU”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian.