Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional Koordinatorja për rastet e dhunës në familje nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, znj. Laura Pula, së bashku me koordinatorin nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, z. Burhan Maxhuni kanë vizituar Prokurorinë Themelore në Gjilan ku janë pritur nga Kryeprokurori z. Arben Kadriu dhe znj. Rozelinda Manastiri Koordinatore për trajtimin e rasteve të dhunës në familje në Prokurorinë Themelore në Gjilan.
Në këtë takim është diskutuar për funksionimin e zingjirit ndër institucional me qëllim të trajtimit sa më efikas të rasteve të dhunës në familje, në shkëmbimin e praktikave më të mira, sfidat me të cilat përballen institucionet dhe mënyrat konkrete për rritjen e efikasitetit dhe reagimit të shpejtë institucional, në veqanti u dakorduan që rastet e dhunës në familje të trajtohen me prioritet të lartë, profesionalizëm dhe veprime të menjëhershme procedurale me qëllim te ofrimit te sigurisë se viktimave, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.
Prokuroria Themelore në Gjilan mbetet e përkushtuar në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, duke garantuar reagim të shpejtë dhe trajtim profesional.

