Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Arben Kadriu
ka pritur në takim njohës përfaqësues të KFOR-it turk LMT, major z. Erhan Turkoglli dhe nënoficerin z. Haluk Ozturk, të cilët kanë marrë këtë detyrë në kudër të rotacionit të trupave paqeruajtëse në Kosovë.
Në këtë takim, mori pjesë edhe zëvendës kryeprokurorja e kësaj prokurorie znj. Bahtie Ademi dhe prokurorët znj. Iliriana Haziri Kryeziu dhe z. Flamur Ahmeti.
Gjatë takimit, kryeprokurori Kadriu ka njoftuar të njëjtit lidhur me funksionimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke i falënderuar për vizitën dhe angazhimin e tyre në sigurimin e paqes.
Po ashtu, edhe përfaqësuesit e KFOR-it turk falënderuan kryeprokurorin dhe prokurorët për pritjen, vlerësuan bashkëpunimin e ofruar dhe theksuan se mbeten të përkushtuar gjatë misionit të tyre paqeruajtës.