Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Arben Kadriu ka pritur në takim përfaqësues nga Zyra Ligjore e KFOR-it amerikan, major z. Tony May dhe kapitenen znj. Laura Eckstein.
Gjatë këtij takimi ishte i pranishëm edhe zëvendës kryeprokurori i kësaj prokurorie, z. Isuf Sadiku.
Kryeprokurori Kadriu, fillimisht falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it për angazhimin, përkushtimin dhe bashkëpunimin e tyre në mbështetje të këtij regjioni, duke vlerësuar rolin e tyre në ruajtjen e sigurisë, paqes dhe stabilitetit, gjatë përmbushjes së detyrave të tyre.
Në anën tjetër, të pranishmit falënderuan Prokurorinë Themelore në Gjilan për pritjen dhe bashkëpunimin, duke theksuar se mbeten të përkushtuar në misionin e tyre paqeruajtës, në sigurinë dhe stabilitetin e vendit.
Në fund të takimit të njëjtit u shprehën të gatshëm për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Prokurorinë Themelore në Gjilan, me qëllim të kontributit në sigurimin e paqes.