Njoftim rreth vizitës të ambientit punues të stafit dhe objektit të rinovuar të KRU “Hidromorava” në Viti!
Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidromorava”, Ymer Salihu, së bashku me Menaxherin e Divizionit për Sherbime me Konsumatorë, Granit Sylejmani si dhe Zëdhënësen e Kompanisë,Rina Ahmeti Kasumi, organizuan këtë vizitë me qëllim të shqyrtimit të ambientit punues të stafit dhe objektit të sapo-renovuar të KRU Hidromorava në Viti.
Qëllimi kryesor i vizitës ishte të sigurohej se ky objekt ofron kushte të përshtatshme për punonjësit dhe siguron shërbime sa më cilësore për konsumatorët e kompanisë së ujësjellësit.
Gjatë vizitës, Menaxheri i Njësisë Operative në Viti, Kemur Mustafa, së bashku me Zyrtarin e Faturimit, Samet Idrizi, shprehën falënderimin e tyre ndaj menaxhmentit të KRU Hidromorava për mbeshtetjen financiare që ata kanë ofruar për rregullimin e zyrave të objektit në Viti.
Kjo ndihmë financiare ka krijuar kushte të përshtatshme dhe të kënaqshme për punonjësit, duke iu mundësuar ata të kryejnë detyrat e tyre më efikas dhe të ofrojnë sherbime sa më të mira ndaj konsumatorëve.
Gjatë takimit me theksë të veqant u diskutuan edhe sfidat dhe puna që është duke u kryer në njësinë operative të KRU Hidromorava në Viti, me ç’rast Kryeshefi Ekzekutiv, Z. Salihu, ka bërë thirrje për rritjen e intensitetit të punës në identifikimin e humbjeve të ujit, menaxhimin e grumbullimit të borxheve dhe zbulimin e kyqjeve ilegale.
Kryeshefi Ekzekutiv, premtoi se është i gatshëm të ofrojë çdo lloj ndihme që është e nevojshme për të adresuar dhe zgjidhur këto çështje të rëndësishme.