“Në seancën e VIII, të Kuvendit Komunal të Gjilanit, me shumicë votash të këshilltarëve komunalë prezent në sallë, asambleja komunale miratoi propozimin tim për pagesën e shujtës ditore për administratën komunale, në vlerë prej 5€”, ka thënë Kushtrim Kadriu, kryesues i Kuvnedit Komunal të Gjilanit.
Ai shtoi se për të, si ish-kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës, dega në Gjilan është një nga vendimet që më me kënaqësi e nënshkruan.
“Urime stafi civil. Gjilani dha shembull në respektimin e krijimit të kushteve të mira për punë në administratë”, ka thënë Kushtrim Kadriu, kryesues i Kuvnedit Komunal të Gjilanit.