Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini ka pritur sot në një takim njoftues komandantin e KFOR-it, i cili ka marrë këtë detyrë në kuadër të rotacionit të trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, Kurteshi-Emini i ka informuar komandantin e trupës turke të KFOR-it, në Kosovë, kapitenin Halil Arda Balik dhe zëvendësin e tij, Mustafa Çankaya me mënyrën e funksionimit të Kuvendit Komunal, punën e tij dhe procedurat e vendimmarrjes, për çështje të arsimit dhe fushave të tjera, në përgjithësi.
Njëherësh, ajo ka falënderuar për angazhimin e tij në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në Kosovë dhe Gjilan.
“Duke e shfrytëzuar këtë rast, në cilësinë e kryesueses së Kuvendit Komunal në Gjilan e falënderoj KFOR-in turk për gjithë angazhimin e tij që ka treguar në këto vite, në ndërtimin e paqes në Kosovë, përfshirë edhe Gjilanin”, ka thënë Kurteshi-Emini.
Ndërkaq, oficerët e trupës paqeruajtëse turke në Kosovë kanë premtuar mbështetje të vazhdueshme për komunën e Gjilanit dhe Kosovën, në përgjithësi, përmes projekteve të ndryshme