Kryetarët e Komunave të Kosovës do të takohen sot me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Në këtë takim do të diskutohet për masat e reja antiCovid, shkruan Reporteri.net
Në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sezan Ibrahimi ka thënë se Vitia sot do të takohet me kryetarët e Komunave.
“Në orën 14 do të takohemi me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia. Në takim do të jenë edhe kryetarët e komunave dhe drejtorët komunalë të shëndetësisë’, tha Ibrahimi.
Ndryshe, Arben Vitia dje gjatë raportimit në Komision Parlamentar për Shëndetësi ka thënë se Institutiti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar që shkollat mos të hapen as pas 26 shtatorit e një vendim të tillë e ka kundërshtuar SBASHK-u.