Me pikëllim mora lajmin e humbjes së mikeshës sonë, ish Sekretare e Shtetit të SHBA-ve, Madeleine Albright.
Guximi i saj në përkrahjen e Kosovës dhe luftës heroike në krye me UÇK-në gjatë viteve 1998/99 e ktheu atë në simbol të shpresës, lirisë, drejtësisë e demokracisë.
Zonja e Hekurt, siç e quanin, do të kujtohet përjetësisht nga shqiptarët, si shtylla kryesore që shpëtoi jetë të panumërta dhe lidhi Kosovën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.