By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Kryetari Alban Hyseni ka pritur në takim pune zëvendëskryeministren Rexhepi dhe ministrin Latifi për t’i informuar për gjendjen me pandeminë COVID-19
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Kryetari Alban Hyseni ka pritur në takim pune zëvendëskryeministren Rexhepi dhe ministrin Latifi për t’i informuar për gjendjen me pandeminë COVID-19

Përditësimi i fundit: February 8, 2022 3:04 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka pritur në takim zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi dhe ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.

- Advertisement -

Pasi i falënderoi për vizitën, bashkëpunimin dhe konstruktivitetin, kryetari Hyseni i ka njoftuar për situatën me pandeminë, ofrimin e shërbimeve sikurse edhe gjendjen e komuniteteve jo shumicë.

“Si kryetar i Komunës i njoftova për veprimet që i kemi ndërmarrë, takimet që i kemi pasur me Qendrën Operative Emergjente, funksionalizimin, respektivisht përgatitjet finale për ri-funksionalizimin e Qendrës COVID. Po ashtu, diskutuam edhe për nevojat tjera të Komunës, qoftë në fushën e shëndetësisë, qoftë edhe projektet tjera që mund të vijnë në të ardhmen. I falënderoj shumë për vizitën dhe mbështetjen e ofruar”, ka thënë kryetari Hyseni.

Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi tha qëllimi i vizitës është për ta parë se si qëndron puna me Qendrën COVID, për shërbimet mjekësore për komunitetet e ndryshme, ndërkaq ka shprehur falënderim ndaj kryetarit Alban Hyseni dhe të gjithë stafit për angazhimin maksimal për ta përballuar situatën me virusin COVID-19 në nivel profesional.

“Si Qeveri jemi këtu për t’ju ofruar përkrahje për t’i realizuar bashkërisht prioritetet e Komunës së Gjilanit”, ka thënë zëvendëskryeministrja Rexhepi.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, pasi e falënderoi kryetarin Hyseni për pritjen, tha se është i lumtur që sot ka mësuar drejtpërdrejtë për situatën me pandeminë.

“Më së shumti u gëzova për rezultatet që Komuna e Gjilanit i ka arritur në menaxhimin e një të papriture të madhe që e ka kapluar krejt botën, pasi që Gjilani ka treguar rezultate të shkëlqyeshme edhe në shërbimet spitalore, edhe në shërbimet e kujdesit primar dhe të gjitha shërbimet që është dashur t’i jepen qytetarëve”, ka deklaruar pas takimit ministri Latifi.

AUV urdhëron tërheqjen nga tregu të të gjitha produkteve “Wudy”
Infektohen me Covid-19 shumica e negociatorëve të koalicionit LDK-PDK në Prishtinë
Themelimi dhe funksionimi i asamblesë së fëmijëve normohet me rregullore komunale
Kuvendi Komunal i Gjilanit, mban seancën e fundit për këtë vit
Kurti: Ta shfrytëzojmë këtë ditë demokracie, për t’i dhënë drejtim komunave
Artikulli i mëparshëm IKSHPK publikon raportin 24 orësh
Artikulli tjetër Shtrenjtimi i rrymës, KMDLNj: ZRrE po rrezikon shumicën e familjeve në Kosovë

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.