Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka rikujtuar përpjekjet për barazi, paqe dhe drejtësi për gratë.
Kryetari Hyseni ka theksuar se gratë janë shtylla e shoqërisë, të forta, të guximshme e të pathyeshme.
“Dita Ndërkombëtare e Gruas është më shumë sesa një festë. Kjo ditë, vlen për të rikujtuar përpjekjet për barazi, paqe dhe drejtësi për gratë. Ne si shoqëri, duhet akoma të punojmë maksimalisht kundër fenomeneve që e cekin integritetin e grave. Gratë janë shtylla e shoqërisë, të forta, të guximshme e të pathyeshme. Barazia duhet të jetë ajo që përcakton harmoninë tonë shoqërore. Le të blejmë lule e ta festojmë rëndësinë e tyre çdo ditë. Gëzuar Ditën e Gruas për të gjitha gratë, nënat dhe vajzat”, ka thënë kryetari Alban Hyseni.