Ky është njoftimi nga Kryetari Alban Hyseni
Sot kam nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Sekretarin e MKRS-së për bashkëfinancim të Manifestimit Flaka e Janarit 2022.
Në këtë edicion shënohet 40 vjetori i Flakës së Janarit si dhe i rënjes së Kadri Zekës dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallës.
Rëndësia e kësaj ngjarje, tejkalon qytetin e Gjilanit e shtetin e Kosovës. Ai është mbarëkombëtar.
Flakadani i Flakës së Janarit, i Kadriut, Jusufit e Bardhoshit sikur tash e 40 vite, do vazhdoj prap të ndizet!