Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Shaip Zeka, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka ngushëlluar familjen Zeka.
“I trishtë lajmi për vdekjen e bacës Shaip, vëllai i heroit Kadri Zeka.
Veprimtaria e tij e devotshme kushtuar çështjes kombëtare, do të kujtohet si shembull ndër breza.
Ndajmë dhembjen së bashku me familjen Zeka dhe të gjithë ata që e kanë njohur.
I lehtë i qoftë dheu!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Hyseni.