Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, është pyetur se a do të hiqte dorë nga kjo pozitë nëse do t’i vinte një ftesë për t’u bërë pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai tha se për t’u bërë ushtar i ushtrisë së Kosovës do të hiqte dorë nga posti që e ka aktualisht, i të parit të Gjilanit.
“Është nder dhe privilegj i madh për të shërbyer në këtë institucion mbrojtës së vendit”, ka thënë Hyseni në Klan Kosova.