Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, do të mbajë nesër prezantimin zyrtar të raportit të punës gjashtëmujor për vitin 2025, me moton “Çfarë realizuam së bashku”. Ngjarja do të zhvillohet të mërkurën, më 16 korrik, në ambientin e hapur të Parkut “Banja”, duke filluar nga ora 19:30.
Sipas njoftimit nga Komuna e Gjilanit, qytetarët do të kenë mundësi të informohen nga afër rreth punëve të kryera, sfidave të hasura dhe rezultateve të arritura gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti.