Shkruan: Avni Rudaku
Ditë më parë, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni mori një vendim antiligjor, duke lejuar në sezonin veror, zhurmën në ditët e punës, deri në ora 23:00, kurse në fundjavë, deri në ora 00:00 të mesnatës.
Me nenin 8 të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike, thuhet se, shkeljet që kanë të bëjnë me zhurmën janë:
“1. Kushdo që shkakton zhurmë të pa nevojshme dhe të padurueshme që dëgjohet të banorët për rreth apo në rrugë dhe që shqetësojnë personat tjerë nga ora 22:00 e deri në orën 07:00 gjatë ditëve të javës dhe prej orës 23:00 e deri ne orën 07:00 të shtunave dhe të dielave, dënohet për kundërvajtje.
” (Kuvendi i Kosovës, LRQP, neni Maksimumi që mund të lejohet në ditët e punës, është ora 22:00, kurse të shtunave dhe të dielave ora 23:00.
Kryetari i Komunës dhe Kuvendi Komunal nuk mund të miratojnë ligje, por vetëm 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës. Çdo vendim komunal, rregullore dhe udhëzim administrativ, duhet të jetë në harmoni me ligjet në fuqi të miratuara nga organi i vetëm, Kuvendi i Kosovës.
Nëse ligjet nuk mund të jenë mbi Kushtetutën si akti më i lartë juridik në shtet, vendimet komunale janë nën ligjet. Jam me bindje të plotë se nëse hetohet dhe përcillet ky vendim, do të shpallet antiligjor. Ky vendim komunal i Hysenit tregon se sa pak i njeh ligjet e vendit dhe nuk ka mësuar as pas 3 vjetësh përvojë në qeverisjen lokale, aq më shumë që vjen nga fusha e juridikut./Avni Rudaku/