Kisha kënaqësinë të mirëpres sot në takim donatorin nga Kuvajti, Mahmoud Al Najad, i cili ishte i shoqëruar nga drejtori i organizatës jo qeveritare “Qëndresa Kosovare”, Samir Salihu dhe përfaqësuesin e donatorit nga Kuvajti “Euro Sky”, Islam Cakaj.
Pas takimit, vizituam “Fshatin e Lumtur”, projekt ky i mbështetur nga shteti i Kuvajtit, dhe dy shkolla e Konviktin, ku po synojmë të bëjmë disa investime në të ardhmen.
Në emër të qytetarëve të Gjilanit iu shpreha falenderim dhe mirënjohje për popullin dhe qeverinë e Kuvajtit për interesimin e tyre dhe mbështetjen që ofrojnë për të ndihmuar Komunën e Gjilanit.