Gjatë qëndrimit në Antalya FC adrita ishte në fazën përgaditore për vizitë kishim të parin e komunës z. Alban Hyseni.
Kryetari u prit nga gjithë pjestarët e klubit e ku drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi e falënderoi kryetarin për vizitën dhe e njoftoi për ecurin e përgaditjeve.
Z. Zymberi gjithashtu e falënderoi komunën dhe kryetarin z. Alban Hyseni për mbështetjen financiare për të kryer këtë fazë përgaditore për klubin i cili është krenaria e gjithë qytetit dhe e inkurajojë që mbështetje të formave të tilla të ketë për çdo vit.
Kryetari Hyseni i dëshiroi shumë suksese klubit dhe u zotua se nuk do të ndalet me kaq për ti mbështetur klubet dhe theksoi që do të jetë afër secilit klub për të arritur suksese të cilat do ti takojnë jo vetëm klubeve por gjithë qytetarëve të komunës sonë.
FC DRITA